‘Do lidhen kur të dali jashtë’/ Atdheu zbulon çfarë do të ndodhë me Borën dhe Donaldin: Asnjë femër s’është e fortë

Ditën e sotme, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka qenë i ftuar në “Fun Club”.

Ai ka pohuar se Donaldi është ende i dashuruar me Borën.

Madje, Atdheu shtoi se Donaldi do të lë lojën në këto momente, duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda dhe ai dhe Bora do të lidhen përsëri, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.

“Duhet të dalë jashtë sa më herët. Të dalë jashtë shtëpisë dhe ti lë të gjitha për Borën”, ka thënë Atdheu.

Anaidi ka shtuar se nuk do rr ezikonte dhe njëherë sepse është femër shumë e fortë.

Atdheu iu përgjigj duke i thënë se përpara dashurisë asnjë femër nuk është e fortë, duke lënë të kuptohet se Bora dhe Donaldi kanë një histori të vërtetë dashurie.

Atdheu i habit të gjithë: Ja pse po e bejne, Bora dhe Donaldi do lidhen kur të dalë jashtë

Atdheu ka pohuar ditën e sotme se Donaldi është ende i dashuruar me Borën. Ai madje ka shtuar se nëse Donaldi lë lojën në këto momente duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda ai dhe Bora do të lidhen prapë, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.

“Duhet të dalë jashtë sa është më herët. Po doli jashtë shtëpisë dhe i la të gjitha për Borën “, ka thënë Atdheu.

Teksa Anaidi ka shtuar se nuk do rre zikonte dhe njëherë sepse është femër shumë e fortë, Atdheu ka thënë se përpara dashurisë asnjë femër s’është e fortë duke lënë të kuptohet se Bora dhe Donaldi kanë një histori të vërtetë dashurie.

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pasi shkëmbeu një puthje me moderatoren dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre.

Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. Gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi tha se po priste një sinjal prej saj, gjë të cilën nuk e mori asnjëherë. Nga ana tjetër, ditën e sotme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema sqaroi se moderatorja Bora Zemani, e cila ka njohje me stafin e Big Brother për shkak të punës, ka tentuar të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, gjë që është e ndaluar.

Ajo është ftuar ta bëjë këtë gjë publikisht, por nuk ka pranuar. Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale. Mes kritikave të ndjekësve për sjellen e tij, Bora thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

“Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”.

Reagimi i Dojnës tregon se akuzat e bëra nga shumë ndjekës, por edhe personazhe publike mbi produksionin, qëndrojnë. Pasi nga gjërat që po dalin në shesh, duket se e gjitha kjo situatë paska qenë e planifikuar. Tezja e Beatrixës, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, në një reagim të saj hedh akuza të forta pikërisht për produksionin.

Por si do vazhdojë kjo situatë mes Donaldit-Borës dhe Beatrixës? Do na duhet të presim deri të martën, në spektakëlin e radhës të ‘BBV’, ku publiku pret të sqarohen gjithë këto dyshime për publikun. Donaldi mbrëmë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ku ka shkruar në pasqyrën e shtëpisë “Më lini të dal”.

Nuk ua merr mendja se pse ju vjen fatura e lartë e energjisë elektrike edhe kur i fikni të gjitha

Edhe kur i fikni pajisjet elektrike, ato vazhdojnë të shpenzojnë energji. Kur shtypni butonin e fikjes, shumë pajisje elektronike, si televizori, DVR apo modemi satelitor nuk fiken totalisht, por qëndrojnë në “gjendje pushimi”.

Gjatë kësaj kohe, ato bëjnë përditësime dhe gjëra të tjera teknike, duke konsumuar kështu gjatë gjithë kohës energji elektrike. Sipas Departamentit Amerikan të Enegjisë, këto pajisje janë përgjegjëse për më shumë se 10 përqind të enegjisë së shpenzuar në muaj.

Por ato nuk janë të vetmet që shpërdorojnë energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e njerëve i mbajnë të gjitha prizat e vëna 24/7. Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur.

Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht. Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike?

Testojeni shtëpinë për përdorim të tepërt të energjisë Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm, kontrolloni matësin e energjisë elektrike, duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji.

Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni Një ndër mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e enegjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni. Prizat zgjatuese mund të jenë një zgjidhje e mirë, pasi me një buton të vetëm mund të fikni disa pajisje njëherazi.

Hiqni pajisjet e tepërta Nëse keni një frigorifer dytë apo pajisje tjetër të tepërt të cilën nuk e keni të domosdoshme, duke e hequr, do të kurseni energji elektrike.

Muzikë e kërcim pro vokuese në Big Brother! Beniada heq bluzën, Big Mama i afrohet dhe…(video)

Përveç debateve e diskutimeve të shumta dhe ngjarjeve që kanë bërë bujë në shtëpinë e Big Brother VIP banorët shpesh edhe argëtohen, këndojnë e vallëzojnë së bashku.

Një atmosferë e tillë është krijuar së fundmi edhe nga modelja e njohur, Beniada Nishani dhe banorja më e re e shtëpisë së famshme, këngëtarja Big Mama.

Gjatë kohës kur po punon rreth mozaikut që banorët kishin për detyrë t’a realizonin, një nga këngët e Big Mamës u lëshua për argëtimin e tyre.

Kjo bëri që të dyja vajzat t’a lënë punën në gjysmë dhe të fillonin vallëzimin, ndërkohë që Beniada nuk hezitoi që të zhv ishte bluzën duke vazhduar kërcimin vetëm në syt jena dhe xhinse, e cila u përcoll me brohoritje nga vajzat tjera.

Atyre më pas iu bashku edhe blogerja, Sarah Berisha, teksa së bashkua vazhduan të krijonin atmosferë feste dhe argëtuese në shtëpi.

Kujtojmë që Beniada është ndër banorët e parë që ka nisë garën brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ndërkohë, Big Mama u bë pjesë e Big Brother VIP të premten që lamë pas (3 dhjetor) bashkë me surfistin, Kaudio Nika.

Donaldi po priste dicka? Kjo është e vërteta e “mesazhit” që do t’i dërgonte Bora Zemani

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me moderatoren dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. Gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi tha se po priste një sinjal prej saj, gjë të cilën nuk e mori asnjëherë.

Nga ana tjetër, ditën e sotme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema sqaroi se moderatorja Bora Zemani, e cila ka njohje me stafin e Big Brother për shkak të punës, ka tentuar të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, gjë që është e ndaluar.

Ajo është ftuar ta bëjë këtë gjë publikisht, por nuk ka pranuar. Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mes kritikave të ndjekësve për sjellen e tij, Bora thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

“Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”.

Nuk voton njeri por…!Valon Shehu e thote troç, zbulon kush del këtë javë nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Valon Shehu, i cili ka lënë së fundmi Big Brother VIP ka folur për lojën e banorëve duke treguar se cilët janë banorët që mund të arrijnë në finale.

Sa i përket fitores, Valoni nuk hezitoi të përmendte emrin e Ilirit, i cili është zgjedhur disa herë edhe si i preferuari i banorëve dhe i publikut.

Nga ana tjetër, Valoni tha se personi që mund të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë kësaj jave është Monika Lubonja.

Valon: Mua më pëlqen shumë Meridiani se ke çfarë mëson prej. Unë jam Donald-Sabian-Ilir-Meridian dhe Einxhel. Iliri do të doja të fitonte se më ka qëndruar më afër. Jo se Donaldi s’më ka ndejtur afër, por sa kishte nisur lidhjen me Trixën dhe rrinin më shumë nëpër cepa.

Dojna: Kush mendon se do dalë?

Valon: Mendoj se është konsumuar dhe nuk ka çfarë jep më, është Monika. Monika ka mbetur thjesht si gjyqtare, unë nuk e shoh që ja vlen të vazhdojë më shumë. Edhe për të do të ishte më mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

P rekëse! Si e kapi mat Big Brother Borën duke tentuar te tregonte se e Donaldin, ja veprimi qe u d etyrua te bënte

Çështja Bora-Donald-Beatrix u diskutua sot në emisionin ‘Fun Club’. Pjesë e panelit ishte ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdheu, Xhoi Jakaj dhe Aulona Musta.

Duke diskutuar gjithçka që është përfolur në rrjet dhe faktin që Donaldi priste një shenjë nga Bora, moderatorja Dojna Mema ka dashur të sqarojë si qëndron puna e shenjës që Bora ka dashur të dërgojë në shtëpi dhe s’është lejuar nga produksioni.

“Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh nga produksioni, nuk është lejuar.

Më pas, i është propozuar ta japë këtë gjë në mënyrë të rregullt, siç është bërë për çdo banor, por ajo për të ruajtur privatësinë, nuk ka pranuar ta bëjë”, -ka thënë Dojna.

Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga Anaidi, i cili ka thënë se nuk është aspak dakord, sepse nëse do të duhej të

veprohej sipas rregullave të Big Brother, atëherë as Donaldi nuk duhet të ishte lejuar të dërgonte diçka jashtë shtëpisë, siç bëri me varësen.

E fundit! N ami në Shqipëri, pasdite vjen cikloni dhe reshjet masive, vjen nga Adriatiku

Ditën e sotme dhe të nesërme priten reshje shiu me intensitet të lartë, kjo për shkak të një qendre ciklonare që pritet të vijë nga Adriatiku, e që po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë.

Meteorologia Adiola Bani ka shpjeguar se cikloni që vjen nga Adriatiku do të na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.

“Kryeqyteti do t’i shijojë edhe pak këto orë pa reshje pasi presim që pas orës 3 pasdite të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash të dendur që ka ardhur nga zonat veriperëndimore duke na sjellë reshje të pakta aktualisht,

por duke ju afruar mesditës dhe pasdites do të kemi intensifikim të reshjeve fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Sasitë më të konsiderueshme të reshjeve priten gjatë orëve të mbrëmjes, natës dhe gjatë ditës së hënë ku do të kemi reshje mesatare dhe lokalisht intensive këto dy ditë kryesisht në zonat veriore dhe në ato qendrore, kryesisht më pak reshje do të kemi në zonat jugore dhe kjo ndodh si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare midis Italisë dhe Kroacisë duke na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.

Sa i përket temperaturave s’do kemi ndryshime të mëdha. Këto ditë vlerat luhaten nga -1 në zonat malore dhe maksimumi parashikohet jo më shumë se 15 gradë celsius.

Këto dy ditë mbeten me reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar, presim një përmirësim të përkohshëm mbrëmjen e së hënës dhe të martën do rikthehen reshjet dhe e gjithë java do të paraqitet me reshje”, tha Bani.

Marrë nga Top Channel

E fundit! Atdheu reagon për lidhjen me Arjolën e Big Brother, planet për dasmë me…(Foto)

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xharavina ka qenë mjaft i komentuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ edhe pse nuk është pjesë e saj. Ai është kthyer në “mollë sherri” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Antonela në ‘Big Brother VIP’ aludoi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Gjithsesi, në emisionin ‘Fun Club’, Atdheu mohoi të ketë lidhje intime me Arjolën. “Kemi shoqëri prej 7 vitesh me Arjolën. Kjo është e vërteta. E kam shoqe edhe Antonelën. Nuk është siç thotë Antonela, nuk jemi të lidhur. Është sherr banal. Kur jam futur në Përputhen, vetëm Arjola më ka mbështetur. Antonela ka menduar se mund të kemi lidhje bashkë”, tha Atdheu.

Po a do të futej Atdheu në Big Brother VIP? “Nuk jam unë për Big Brother. Nuk e shoh veten të mbyllur. Nuk jam mësuar i mbyllur. Do martohesha me Monikën. Është shumë e mirë. Është lojtare e mirë, më pëlqen”, tha Atdheu, i cili githmonë di të jetë në qendër të mediave online. Pak ditë më parë në “Wake Up”, atdheu foli gjatë për këtë gjë.

“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë”.

“Edhe ajo pjesa e famës , është e përgjithshme, unë nuk e kam përmend emrin e Antonelës asgjëkundi. Unë mendoj që është ngatërruar Përputhen me Big Brother, se Antonela kur acarohet vjen një pikë që s’di ça thotë. Në Big Brother nuk do futesha se kam dhe nënën sëmurë, por një natë për sqarim po ”, tha ai. I pyetur se a ka diçka me Bora Zemanin, ai tha se mes tyre nuk ka asgjë, madje nuk janë më as miq. “

Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cënohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq , asgjë fare”, tha Atdheu. Në fund Atdheu dha dhe mendimin e tij se kush do e fitojë BB VIP. “Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai./

Ekskluzive! Zbulohet arsyeja e r ëndë, ja pse mamaja e Donaldit e urdhëroji të ndahej nga Bora

Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë, pasi të gjithë janë në një mendje se Donaldi ka tradhtuar në mënyrë spektakolare Bora Zemanin.

Një muaj që nga nata kur drejtuesja e emisionit “Përputhen” hyri në “Big Brother” të takonte shoqen e saj të ngushtë, Sem Jaupajn, por doli duke u puthur në buzë me ish-in e saj, Donaldin, ky i fundit ka ndryshuar komplet rrjedhën e ngjarjes, duke krijuar një trekëndësh dashurie, hapur në ekran.

Tashmë jo vetëm që është puthur me Beatrixin, por shprehet i bindur se po bën hapin e duhur dhe se ka gjetur tipin e vajzës së mirë për lidhje, dhe madje është çuditur që e gjeti pikërisht në atë shtëpi. E para që shfaqi ndjenjat hapur ndaj tij ishte Beatrixi, për faktin se para se të hynte në lojë i kishte bërë një super urim publik Bora Zemanit për puthjen në buzë.

Me anë të një komenti në “Instagram”, i shprehte Borës dashamirësinë e saj për rindezjen e historisë me Donaldin, duke e bërë të besojë se dashuria e vërtetë ekziston.

Teksa të gjithë iu kthyen kundër Trixas se i mori Borës Donaldin, shumë ofendime vërshuan drejt saj, sidomos te komenti që këngëtarja i kishte lënë prezantueses pas momenteve romantike mes saj dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër!”, i shkruante Beatrix Borës. E nëse hedhim një vështrim të shpejtë te postimi i Borës, ai koment nuk është më.

Nuk dihet nëse është fshirë nga Bora apo menaxhuesit e faqes së Trixa-s, që kanë hequr edhe shumë ‘replay’ ofendues që ajo ka marrë. Në lidhje me ‘romancën’ e re të Donaldit, kanë reaguar shumë figura të njohura publike, një ndër to edhe mikesha e ngushtë e Borës, Rezarta Shkurta.

Në rrjetin e saj social “Instagram” ka shprehur pakënaqësinë ndaj Donadit dhe i ka bërë ‘unfollow’ menjëherë. Po ashtu, reagoi edhe mikesha e ngushtë e Bora Zemanit e njëkohësisht shoqe e Donaldit, Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP”.

Ajo e cilësoi si lojë afrimitetin e aktorit me Beatrix ose puthjen me Borën që bëri bujë të madhe në të gjithë mediat. Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani, edhe pse para se të ndodhte e gjitha kjo, ajo mbante në qatë varësen që i dërgoi Donaldi nga shtëpia, duke lënë të kuptohej se ajo po e priste Donaldin për të vazhduar historinë pas daljes së tij nga shtëpia.

Por me hyrjen e Beatrixit, Donaldi filloi të deklaronte se kishte tetë muaj i ndarë nga Bora dhe nuk mund ta konsideronte veten të lidhur. Madje për deklaratën se është single, pati dhe një debat me Semin, e cila i tha se në nëse kishte këtë mendje s’duhet ta kishte puthur Borën në buzë. Por pas bujës së puthjes në buzë me Borën, erdhi radha e bujës së puthjes në buzë me Beatrix-in.

Pasi konfirmuan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, Beatrix dhe Donald e nisën me larjen në dush, më pas me puthje në buzë dhe tashmë qëndrojnë kudo bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Puthjet e përqafimet janë bërë aq të shpeshta saqë nuk mungojnë në asnjë moment.


Ndërkohë, para dy netësh, teksa qëndronin të ulur jashtë së bashku me banorët e tjerë dhe dëgjonin muzikë, ata përjetuan edhe një moment romantik. Teksa në sfond u dëgjua një nga këngët e këngëtarit të dashur për publikun, Alban Skënderaj, ata në një moment u ngritën dhe nisën të vallëzonin.

“Hajt çohuni e vallëzoni. Vallëzoni ju lutem. Na bëni të ëndërroni”, u tha Arjola Donaldit dhe Beatrixës. Fillimisht qëndruan duke i kënduar njëri-tjetrit dhe duke u përqafuar e më pas u çuan për të vallëzuar.

E teksa Donaldi dhe Trixa po kërcenin, banorët e tjerë i vështronin të lumtur. “Sa bukur duken”, tha Arjola kur ata po kërcenin bashkë dhe ajo vetë qëndronte pranë PM. Kujtojmë se Beatrix tregoi në një bisedë me Sarah dhe Beniadën se ata janë stepur prej Semit, por fakti që Donaldi i ka dhënë dritën, e ka bërë atë të ndihet më mirë.

“Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në super siklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…”, tha këngëtarja. Ndërkohë, ndjekësit kanë sjellë në vëmendje një video të shpërndarë në “TikTok” nga këngëtarja, para hyrjes së saj në “Big Brother”, që lë jo pak vend për diskutim, sidomos në këtë situatë.

“Unë mund të ta marr burrin nëse dua”, këndonte Beatrix këngën “Take your man” para se të hynte në shtëpi. Nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj, duket qartë dhe mënyra se si është interpretuar kjo video në publik, duke i komentuar me fjalët “Ja, e bëre!”.

NËNA E DONALDIT, ME POROSI PËR DJALIN PASI E PA AFËR BEATRIXIT: DËGJO ZEMRËN DHE VEPRO!

Le t’i kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.

Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij. Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë. Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.

Ndryshe nga shumica, nëna e Beatrixit ripostoi në “Instagram”, një shkrim që i ishte dedikuar vajzës së saj pas skenës romantike me Donaldin. Ajo, me anë të postimit, i ka kërkuar falje së bijës për të gjitha paragjykimet që po merr nga një popull i vogël, e aq më tepër për fjalën ‘dashuri’.

Në shkrimin e saj ajo ka treguar se Trixa është një vajzë e pastër dhe e drejtë, e edukuar nga një nënë luaneshë. Në fund të shkrimit ajo e ka mbyllur me fjalët e ëmbla, duke i treguar mbështetje: Suksese loqkë, na ke mbrapa ne Kosovën tënde, të duam shumë.

“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend, i drejti zhytet, po nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshëqë i ka dalur mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë”, shkruan ajo, duke treguar mes rreshtat se është pro lidhjes së tyre.

ANAID KALOTI FLET PËR GJENDJEN E BORËS: ËSHTË BËRË GJYSMË NJERIU!

Duke qenë se treshja Donald-Beatrix-Bora, është bërë tashmë qendra e diskutimeve jo vetëm nga shumë fansa të formatit apo figura publike, por edhe nga ish-konkurrentët e Big Brother, për mënyrën e rrjedhës së ngjarjeve, të gjithë po flasin vetëm Bora jo.

Së fundmi, dy ishkonkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti, dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina, i cili është përfolur për lidhje me Borën.

Fituesi i Big Brother 6, Anaidi, ka folur me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani pas ngjarjeve të fundit: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re’’, tha ai.

Anaidi ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatrixën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister, që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

Ndërkohë, Atdheu ka vazhduar ironinë për Borën, duke u shprehur se tashmë nuk kanë as komunikin, ndërsa nga palestra ka postuar një foto ku pyet ndjekësit me tallje që ta mbajë apo ta heqë varësen (referuar varëses, që Donaldi i dërgoi Borës nga shtëpia).

Po ashtu, ish-i Vin Veli, me të cilin Bora ka një djalë, bëri një postim thumbues, ku në një foto me të dashurën e re, shkruante si i duhen ca kokoshka, për të parë telenovelën e fundit të lidhjes. Ndërkohë, Bora ende s’ka shprehur asgjë publikisht për këtë histori aspak të mirë, mes së cilës u gjend krejt papritur.

/Panoramaplus.al